Fjala: PAMASË
Çfarë kuptimi ka fjala pamasë?
PAMASË mb.
- Që përfshin një sasi shumë të madhe, që s'ka të numëruar, i pafund, i pakufishëm; i pallogaritshëm. Numër i pamasë njerëzish. Pasuri e pamasë. Dëm i pamasë. Shpenzime të pamasë.
- Që ka vëllim a përmasa shumë të mëdha, shumë i madh. Bllok (shkëmb) i pamasë.
- fig. Shumë i fuqishëm, i pakufishëm. Dashuri e pamasë. Gëzim i pamasë. Urrejtje e pamasë.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës pamasë në anglisht
Anglisht: IMMENSELY
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown