Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: ZOTËRI

Çfarë kuptimi ka fjala zotëri?

ZOTËRI m.

  • 1. vjet. Njeri i pasur ose me pushtet; pronar i një pasurie. Djali i zotërisë. Shërbëtorët e zotërisë. Punonte për zotërinë.
  • 2. vjet. Përdorej për të thirrur me nderim një burrë. Zonja e zotërinj!
  • 3. kryes. libr. Përdoret për t'iu drejtuar në mënyrë zyrtare a me nderim burrave që janë shtetas të një vendi josocialist e që nuk janë komunistë; zot. Të nderuar zotërinj!
  • 4. përb. Burrë të cilit nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten më të madh e sillet si pronarët e dikurshëm. Zotëri i madh.
  • 5. përd. mb. bised. Shumë i mirë, i sjellshëm e i nderuar, fisnik. Burrë (djalë) zotëri.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës zotëri në anglisht

Anglisht: SIR

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com