Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: VEPRIMTARI

Çfarë kuptimi ka fjala veprimtari?

VEPRIMTARI f.

  1. Punë e gjallë që kryen dikush në një fushë të caktuar të jetës; pjesëmarrje e gjallë në një punë. Veprimtari shoqërore (politike, shkencore, letrare, artistike). Veprimtari krijuese (prodhuese). Veprimtari shtetërore (diplomatike). Veprimtari e gjallë (e dendur, e frytshme).
  2. spec. Puna e një organi të caktuar të trupit. Veprimtaria psikike. Veprimtaria e lartë nervore. Veprimtaria e zemrës.
  3. Veprimi i një force të natyrës etj., që sjell rrjedhime a pasoja të ndryshme. Veprimtaria shkatërruese e ujërave (e erërave...).
  4. Degë prodhimi që kryen punë ose shërbime të caktuara. Veprimtari ndihmëse.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës veprimtari në anglisht

Anglisht: ACTIVITY

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com