Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: USHTRI

Çfarë kuptimi ka fjala ushtri?

USHTRI f. sh

  • 1. Tërësia e forcave të armatosura të një vendi; një pjesë e këtyre forcave. Ushtri e fortë (e madhe). Ushtri e rregullt (aktive). Ushtri e pathyeshme. Ushtria Nacionalçlirimtare. Ushtria Popullore. Ushtria e kazermës. keq. shih te KAZERM/Ë,~A. Forcat e ushtrisë. Oficerët e ushtrisë. Armët e ushtrisë. Repartet e ushtrisë. Radhët e ushtrisë. Komanda e ushtrisë. Forcojmë ushtrinë.
  • 2. bised. Grumbull i madh trupash, të mbledhura për të luftuar; tërësia e ushtarëve. Ngriti një ushtri të tërë. U nis (erdhi) me ushtri. Erdhi ushtri e madhe. E hapi rrugën ushtria.
  • 3. bised. Shërbimi ushtarak. Mbaroi (bëri) ushtrinë. U liruan nga ushtria.
  • 4. fig. Shumicë e madhe njerëzish që i bashkon e njëjta punë, që janë në të njëjtë gjendje ose që kanë interesa a tipare të përbashkëta. Ushtria e punëtorëve. Ushtria e arsimtarëve (e mësuesve).

Përkthime:

Përkthimi i fjalës ushtri në anglisht

Anglisht: ARMY

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com