Fjala: TEZGJAH
Çfarë kuptimi ka fjala tezgjah?
TEZGJAH m.
- 1. Vegël prej druri ose makinë e posaçme me pajisjet e nevojshme që përdoret për të endur pëlhurë, stof, qilima etj.; vegjë, avlëmend. Tezgjah druri. Krehri i tezgjahut. Reparti i tezgjahëve. Punëtorja e tezgjahut. Pëlhurë tezgjahu. Punon me gjashtëmbëdhjetë tezgjahë.
- 2. Kudhër e madhe, mbi të cilën kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur.
- 3. Tryeza e punës e zdrukthëtarit, e xhokaxhiut etj.
- 4. krahin. Enë druri si shishe, me grykë të ngushtë, ku futin kafenë menjëherë sapo e pjekin. Vari tezgjahun në mur.
- 5. Copë lëkure nga druri i qershisë, me të cilën i bien çiftelisë. Tezgjahu i çiftelisë.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës tezgjah në anglisht
Anglisht: SOPHISTICATED
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown