Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: SHKENCË

Çfarë kuptimi ka fjala shkencë?

SHKENCË f.

  • 1. Sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën dhe duke bërë përgjithësime teorike; sistem dijesh e njohurish të tilla për një fushë a për një degë të caktuar. Shkenca shqiptare. Shkenca marksiste. Shkencat shoqërore (natyrore, teknike). Shkencat albanologjike. Shkencat bujqësore (historike, filologjike, mjekësore). Shkencat e përpikta. Shkenca gjuhësore (ekonomike, ushtarake). Shkencat e natyrës. Objekti i shkencës. Degët e shkencës. Ligjet e shkencës. Të rejat e shkencës. Roli i shkencës. Zhvillimi (lulëzimi, masivizimi) i shkencës. Akademia e Shkencave. Doktor (kandidat) i shkencave.
  • 2. Veprimtaria që zhvillohet në një fushë a në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune. Njerëzit e shkencës. Merrem me shkencë. I hyj (i kushtohem) shkencës.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës shkencë në anglisht

Anglisht: SCIENCE

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com