Fjala: SHKËLQYESHËM
Çfarë kuptimi ka fjala shkëlqyeshëm?
SHKËLQYESHËM mb.
- 1. Që lëshon dritë të fortë, që shkëlqen, i shkëlqyer. Flakë e shkëlqyeshme.
- 2. Që ka shkëlqim, që e përthyen dritën, i shkëlqyer. Lëkurë e shkëlqyeshme. Vernik i shkëlqyeshëm. Sipërfaqe e shkëlqyeshme.
- 3. fig. shih SHKËLQYER (i,e) 3,4.
SHKËLQYESHËM ndajf.
- Shumë mirë, aq mirë, sa më s'bëhet, në mënyrë të shkëlqyer. Noton shkëlqyeshëm. E plotësoi detyrën shkëlqyeshëm. E dha provimin (mori notën) shkëlqyeshëm. Doli shkëlqyeshëm në qitje. E mbaroi shkollën shkëlqyeshëm. - Si e ndien veten? - Shkëlqyeshëm!
Përkthime:
Përkthimi i fjalës shkëlqyeshëm në anglisht
Anglisht: FAMOUSLY
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown