Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: SHIFËR

Çfarë kuptimi ka fjala shifër?

SHIFËR f.

  • 1. mat. Shenjë e veçantë që shënon një numër. Shifra arabe (romake). Shifra dhjetore. Numër me shumë shifra.
  • 2. Numër i paraqitur me anë të këtyre shenjave; shumë, sasi; tregues i një veprimtarie a i një gjendjeje, i paraqitur me numra; të dhëna që shprehen me numra. Shifra të sakta (të zmadhuara, të zvogëluara, të rrumbullakosura). Shifra zyrtare. Shifrat përfundimtare. Shifra orientuese. Shifra astronomike. Me gjuhën e shifrave. I ka fryrë shifrat.
  • 3. vet. nj. Sistem numrash që përdoren për njoftime të fshehta. Shifra sekrete. Telegram (radiogram) (me) shifër. Njoftoj me shifër.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës shifër në anglisht

Anglisht: FIGURE

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com