Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: RRJEDHSHËM

Çfarë kuptimi ka fjala rrjedhshëm?

RRJEDHSHËM mb.

  • 1. Që rrjedh vazhdimisht, rrjedhës. Ujë i rrjedhshëm. Që ka vetinë të rrjedhë si lëng. Lëndë e rrjedhshme. Bëhet i rrjedhshëm.
  • 2. fig. Që bëhet a që ecën pa pengesa dhe pa kapërcime të menjëhershme, që kryhet a që shkon në mënyrë të lidhur e lirisht. Gjuhë e rrjedhshme. Stil i rrjedhshëm. Melodi (këngë) e rrjedhshme. Ka të folur të rrjedhshëm. Lojë e rrjedhshme. sport. Në mënyrë të rrjedhshme.

RRJEDHSHËM ndajf.

  • Në mënyrë të rrjedhshme, pa pengesa dhe pa kapërcime të menjëhershme, në mënyrë të lidhur e lirisht. Flet (shkruan) rrjedhshëm. Përgjigjet rrjedhshëm.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës rrjedhshëm në anglisht

Anglisht: FLUENTLY

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com