Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: PRODHIMTAR

Çfarë kuptimi ka fjala prodhimtar?

PRODHIMTAR mb.

1. Që jep shumë prodhim, prodhues, pjellor. Vend prodhimtar. Tokë prodhimtare. Lopë prodhimtare. Lloj prodhimtar.

2. Që sjell fitim, që ka dobi; fitimprurës. Ekonomi prodhimtare. Degë prodhimtare.

3. Që ka pasur prodhime të shumta. Vit prodhimtar.

4. Që ka shkruar a ka bërë shumë vepra. Shkrimtar (dramaturg) prodhimtar.

5. gjuh. Që shërben për të formuar shumë fjalë e trajta fjalësh, prodhues. Prapashtesë prodhimtare.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës prodhimtar në anglisht

Anglisht: FECUND

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com