Fjala: PREMTIM
Çfarë kuptimi ka fjala premtim?
PREMTIM m.
1. Veprimi sipas kuptimit 1 të foljes PREMTOJ.
2. Fjala që jep dikush ose zotimi që merr për të bërë diçka; shpresa a siguria që dikush i jep një tjetri për diçka, për t'i mbaruar një punë etj. Premtim i bujshëm. Premtime të zbrazëta (boshe). I dha (e mbajti) premtimin. E shkeli (nuk e mbajti) premtimin e dhënë.
3. bised. Diçka për të cilën dikush ka dhënë fjalën ta bëjë, ajo gjë që dikush ia ka premtuar një tjetri. Hë, ku i ke premtimet?
Përkthime:
Përkthimi i fjalës premtim në anglisht
Anglisht: PROMISE
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown