Fjala: NGJARJE
Çfarë kuptimi ka fjala ngjarje?
NGJARJE f.
- 1. Diçka e veçantë që ka ndodhur ose që mund të ndodhë në rrjedhën e jetës; dukuri e jetës së shoqërisë ose të njeriut; ndodhi. Ngjarje e gëzuar (e hidhur). Ngjarje e madhe (e rëndësishme, e shënuar). Ngjarjet politike (ndërkombëtare). Ngjarjet e fundit. Ngjarje me rëndësi historike. Zhvillimi i ngjarjeve. Rrjedhja e ngjarjeve. Në dritën e ngjarjeve të fundit. Ngjarjet rrokullisen (rrjedhin) me shpejtësi. Tregon si rrodhën ngjarjet.
- 2. drejt. Fakt që lidhet me një krim, me një fatkeqësi etj. Ngjarje e jashtëzakonshme. Në vendin e ngjarjes.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës ngjarje në anglisht
Anglisht: EVENT
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown