Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: NDËRMARRJE

Çfarë kuptimi ka fjala ndërmarrje?

NDËRMARRJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDËRMARR, NDËRMERRET. Ndërmarrja e një aksioni (e një fushate). Ndërmarrja e veprimeve luftarake.
  • 2. Njësia themelore e organizimit të prodhimit, të tregtisë, të transportit, të shërbimeve etj. ose disa njësi të tilla të bashkuara me drejtim të përbashkët. Ndërmarrje industriale (shkurt. NI). Ndërmarrje ndërtimi (shkurt. NN). Ndërmarrje bujqësore (shkurt. NB). Ndërmarrje ekonomike (tregtare, blegtorale). Ndërmarrje simotra. Ndërmarrje lokale (shkurt. NL). vjet. Ndërmarrje kapitaliste (private). Drejtori i ndërmarrjes. Kolektivi i ndërmarrjes.
  • 3. Punë ose veprimtari e gjerë, që bëhet në një fushë. Ndërmarrje e madhe (e guximshme). Ndërmarrje pa shpresë. Ndërmarrja e tyre pati sukses.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës ndërmarrje në anglisht

Anglisht: ENTERPRISE

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com