Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: MEKANIZËM

Çfarë kuptimi ka fjala mekanizëm?

MEKANIZËM m.

  • 1. tek. Tërësi veglash që përbëjnë një makinë, një aparat etj. ose një pjesë të tyre, me një ndërtim të brendshëm e me lidhje të tillë që të vënë në lëvizje njëra-tjetrën; ndërtimi i brendshëm i një makine, i një aparati etj. dhe mënyra si punon. Mekanizëm i thjeshtë (i ndërlikuar). Mekanizëm vetëlëvizës. Mekanizmi i orës. Mekanizmi i shkrepjes (së armës). Punon si një mekanizëm.
  • 2. fig. Sistemi i brendshëm i ndërtimit dhe mënyra se si e zhvillon veprimtarinë e vet një shtet, një organizatë etj.; tërësia e veprimeve që kryhen kur ndodh një dukuri fizike, kimike, fiziologjike etj. Mekanizmi shtetëror (qeveritar). Mekanizmi i trurit. Mekanizmi i votës. bised. votimi kur organizohet në mënyrë të tillë që të arrihen qëllime të caktuara me shumicë mekanike votash pa përfillur gjendjen e vërtetë.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës mekanizëm në anglisht

Anglisht: MECHANISM

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com