Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: MARRËVESHJE

Çfarë kuptimi ka fjala marrëveshje?

MARRËVESHJE f.

  1. Pajtim mendimesh ose pranimi i një qëndrimi të caktuar që arrihet ndërmjet dy a më shumë vetave, palëve etj. për të rregulluar një çështje, për të kryer një punë etj. Marrëveshje e hapur (e fshehtë, e heshtur). Marrëveshje dypalëshe (shumëpalëshe, ndërkombëtare). Marrëveshje ekonomike (tregtare, kulturore, ushtarake). Marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshje armëpushimi. Përfunduan një marrëveshje. Bënë marrëveshje. Shkeli (prishi) marrëveshjen. Ra (hyri) në marrëveshje me dikë.
  2. zyrt. Akt juridik ku përcaktohen detyrimet e të drejtat e dy a më shumë vetave, palëve etj., marrëdhëniet ndërmjet tyre, si edhe kushtet e bashkëpunimit a të bashkëveprimit për të zgjidhur një çështje, për të kryer një punë etj. Nenet (pikat) e marrëveshjes. Nënshkruan marrëveshjen.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës marrëveshje në anglisht

Anglisht: DEAL

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com