Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: KAFSHË

Çfarë kuptimi ka fjala kafshë?

KAFSHË f.

  • 1. Qenie e gjallë, që ka aftësinë të lëvizë vetë dhe të ndiejë, por nuk është në gjendje të mendojë e të veprojë në mënyrë të ndërgjegjshme, qenie e gjallë katërkëmbëshe ose shumëkëmbëshe; shtazë. Kafshë shtëpiake. Kafshë të buta (të egra, të zbutura). Kafshë të imëta (të trasha). Kafshë vertebrore (gjitare). Kafshë njëqelizore (shumëqelizore). Kafshë bujqësore (tërheqëse). Kafshë grabitqare. Kafshë samari (ngarkese, barre). Kafshë pune. Kafshë pylli. Kafshë gjuetie. Kafshë gëzofi. Kafshë race. Kafshë për mish (për lesh, për qumësht). Kafshë me brirë. Lëkurë kafshësh. Pleh kafshësh. Ushqimi i kafshëve. Rritja (zbutja) e kafshëve. Bota e kafshëve. Instinkti i kafshëve. Kullot (ruaj) kafshët. Rronte si kafshë rronte shumë keq.
  • 2. fig. thjeshtligj., shar. Njeri i trashë dhe i pasjellshëm, shtazë, bagëti.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës kafshë në anglisht

Anglisht: BEAST

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com