Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: HYJNOR

Çfarë kuptimi ka fjala hyjnor?

HYJNOR mb.

  1. 1. Që ka të bëjë me hyjin ose me hyjninë, që i përket hyjit ose hyjnisë, i hyjit ose i hyjnisë; që ka cilësitë e hyjit a të hyjnisë; që vjen nga Zoti a nga Perëndia; i shenjtë (sipas besimeve fetare). Fuqi hyjnore. Fryma hyjnore. Prejardhje hyjnore. E drejta hyjnore. Bekimi hyjnor.
  2. fig. I mrekullueshëm, shumë i mirë e shumë i bukur; i pashembullt. Fytyrë hyjnore. Zë hyjnor. Valle hyjnore.
  3. vjet. Fetar; kishtar. Predikuesit hyjnorë.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës hyjnor në anglisht

Anglisht: DIVINE

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com