Fjala: HUMNERË
Çfarë kuptimi ka fjala humnerë?
HUMNERË f.
- 1. Gropë e thellë me anë të thepisura, zakonisht në male; hon, greminë. Humnerë e madhe (e thellë). Humnerat e maleve. Në fund të humnerës. Ra (humbi) në humnerë.
- 2. fig. Errësirë e thellë; vend i vuajtjeve e i mundimeve të mëdha, vend mjerimesh prej nga s'del dot. Në humnerën e kapitalizmit.
- Është në buzë të humnerës (të greminës) shih te GREMINË,~A.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës humnerë në anglisht
Anglisht: ABYSS
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown