Fjala: FJALI
Çfarë kuptimi ka fjala fjali?
FJALI f. gjuh.
Njësi tërësore e ligjërimit, e cila përbëhet nga një varg fjalësh (ose edhe nga një fjalë e vetme), të formësuar e të lidhura gramatikisht sipas ligjeve të një gjuhe të caktuar dhe është mjeti kryesor për formimin, shprehjen e kumtimin e mendimit. Fjali e thjeshtë (e zgjeruar). Fjali drejtuese fjali prej së cilës varet një fjali tjetër. Fjali kryesore (e varur). Fjali e bashkërenditur (e nënrenditur). Fjali dëftore (kushtore, pyetëse). Gjymtyrët e fjalisë.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës fjali në anglisht
Anglisht: SENTENCE
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown