Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: DYSHOJ

Çfarë kuptimi ka fjala dyshoj?

DYSHOJ jokal.

1. S'jam i sigurt a i bindur plotësisht nëse diçka është vërtet ashtu si paraqitet, si shfaqet ose siç thonë; kam dyshim për dikë a për diçka. Dyshon për çdo gjë. Dyshon shumë (vazhdimisht). S'dyshon aspak (fare) është plotësisht i sigurt. Dyshon se mos është i sëmurë.

2. S'kam shumë besim te dikush, më ha zemra në atë; më shkon mendja për keq për dikë; mendoj se dikush bën a ka diçka të keqe, se kryen punë të jashtëligjshme e të dënueshme etj. Dyshonin tek ai. Nuk dyshonin për të.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës dyshoj në anglisht

Anglisht: SUSPECT

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com