Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: BINDEM

Çfarë kuptimi ka fjala bindem?

Bindem vetv. -

  1. Më mbushet mendja se diçka është e vërtete a e drejtë, besoj plotësisht për ketë; pranoj diçka pa asnjë dyshim si të vërtetë e të drejtë; sigurohem për diçka. Bindem vetë. U bind më në fund
  2. Veproj sipas kërkesave dhe urdhrave të dikujt, e dëgjoj dikë dhe i nënshtrohem pa e kundërshtuar. U bindem prindërve. I bindem urdhrit. Bindem pa fjalë.
  3. bised. Çuditem nga diçka e jashtëzakonshme, habitem, mahnitem. Bindeshin të gjithë me të.
  4. Pës. e bind.
  • U bind dreqi thjeshtligj. ndodhi diçka e jashtëzakonshme, u bë një pështjellim i madh. I bindet shkopit të dirigjentit (të dirigjuesit) libr. shih te dirigjent,~i.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës bindem në anglisht

Anglisht: OBEY

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com